Gjatë fjalës së tij në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama deklaroi:
“Jam i detyruar tu bëj thirrje të gjithë subjekteve që të mos vazhdojnë bashkëpunimin me këtë qeveri, pasi ne do jemi të rreptë me çdo produkt të bashkëpunimit të subjekteve private me qeverinë pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Është e pamundur që një qeveri e ndëshkuar nga populli, të vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë dhe të marrë vendime mbi pasuritë kombëtare për çështje për të cilat u ndëshkua me votë“,- tha lideri i socialistëve Rama.
Deklarata e Ramës vjen pas mbledhjes së qeverisë ku u miratuan rritja e pagave dhe pensioneve dhe pas mbledhjes më të fundit atë të Këshilli Kombëtar i Territorit ku u miratua plani kombëtar sektorial për gazsjellësin TransAdriatik, si dhe lejet zhvillimore komplekse për ndërtimin e disa hidrocentraleve dhe disa plane të përgjithshme vendore.