Pritet një qëndrim nga Kryeministri Berisha, i cili sipas opozitës duhet të komunikojë humbjen e tij, për të çliruar situatën e tensionimit nga ana e policisë dhe tensionit që ndjehet akoma në qendrat e numërimit, si edhe për t’i hapur rrugën një tranzicioni normal të ndryshimit të pushteteve.
Procesi i numërimit po shkon gradualisht drejt fundit dhe tendenca e fitimit vazhdon të ngelet në kampin e majtë, ku epërsia shënoi dhe një barazim të situatës në Kukës dhe një fitim të bastionit të djathtë në Laprakë të Tiranës.