“Ajo që KQZ provoi ishte një vonesë dymujore për një, dy apo tri faqe specifikime teknike, e thënë ndryshe, dy muaj për të vonuar dhe për të dështuar procesin dhe sigurisht jo me kokën e tyre. Sot vërtetojmë dyshimin se qeveria në asnjë moment nuk ka dashur të realizohet ky projekt dhe nëpërmjet institucionit vegël, që është KQZ-ja, po i jep goditjen e fundit projektit SEV. Përfundimisht zonja kryetare, në këtë dështim të orkestruar KQZ është para të gjithëve ligjërisht përgjegjëse për shpërdorimin e fondeve publike dhe cenimin e interesave të ligjshme të shtetit dhe shtetasve me veprime dhe mosveprime që kanë shkaktuar pasojën e paligjshme të mosrealizimit të projektit SEV dhe dëmit ekonomik të shkaktuar”, tha përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste Genci Gjonçaj.