PS: Raporti i OSBE/ODIHR, konstaton shkeljet ligjore të fushatës

63

9-qershor-Koli-Bele-300x158Në një deklaratë për shtyp  Nën Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS Koli Bele, ka denoncuar shkeljet ligjore të fushatës që konstaton raporti paraprak  i OSBE/ODHIR-it . PS vlerëson se konstatimet e raportit paraprak të OSBE/ODIHR te datës 7  Qershor, pasqyrojnë me vërtetësi , problemet serioze dhe shkeljet e ligjit që po shoqërojnë fushatën  për zgjedhjet e 23 Qershorit. Sipas PS-se, në ndryshim të dukshëm me raportet e zgjedhjeve të mëparshme,  Misioni i ODIHR, këtë herë ka folur me një gjuhë të qartë dhe pa ekuivoke, duke  dokumentuar shkeljet flagrante te ligjit dhe cenimin e standardeve zgjedhore.

  • PS vlerëson, se Raporti konstaton këto shkelje ligjore:
  1. KQZ-ja funksionon vetëm me katër anëtarë, gjë e cila pengon aftësinë e saj në administrimin e zgjedhjeve në përputhje me ligjin. (fq.1)
  2.  KQZ-ja ka miratuar me shumicë thjeshtë prej katër votash, akte normative të cilat kërkojnë pesë vota, si dhe ka shmangur miratimin e vendimeve të nevojshme, ashtu siç e kërkon ligji fq.4.par.3
  3. Kolegji Zgjedhor mori përsipër përgjegjësinë e KQZ-së duke caktuar numrin e Zonave të Administrimit Zgjedhor, në kundërshtim më ligjin. Fq.1.p.6
  4. Në 7 mars, Gjykata Kushtetuese vendosi të refuzojë juridiksionin në lidhje me Ankimin e PS ndaj Vendimit të parlamentit në lidhje me shpërndarjen e mandateve, …Megjithëse vendimet e parlamentit nuk mund të rishikohen nga Kolegji Zgjedhor ose nga ndonjë gjykatë tjetër. Fq.9 par 2
  5. Parlamenti liroi nga detyra anëtarin e KQZ-së të propozuar nga LSI-ja, në një kohe qe neni 18 i Kodit Zgjedhor, nuk e lejon këtë rikompozim nga parlamentit. Fq.2
  6. Se aktivitete zyrtare qeveritare që janë përdorur për qëllime fushate. Përurimi i rrugëve të reja dhe prezantimi i projekteve në lidhje me infrastrukturën, janë shoqëruar me slogane dhe flamuj të fushatës së PD-së. Faqja zyrtare e Kryeministrit mbulon aktivitetet e fushatës, që ai ndjek. Fq.7 par.4
  7.  Misioni i OSBE/ODIHR-it takoi disa ish-punonjës të administratës të cilët janë pushuar nga puna pasi nuk kanë pranuar të marrin  pjese në tubime elektorale ose të sigurojnë mbështetje për partinë në pushtet .Fq.7 par.5
  8. Sa më sipër por edhe të tjera,  janë konstatimet e misionit të vëzhguesve të ODIHR, të cilat përveçse vërtetojnë denoncimet publike që PS ka bërë gjatë muajve të fundit, janë një këmbanë alarmi për cënimin e standardeve zgjedhore,  kusht i panegociushëm për proceset integruese të vendit.
  9.  PS  do vazhdojë të informoje partnerët dhe misionet ndërkombëtare, si dhe të denoncojë publikisht e dokumentojë çdo shkelje të ligjit gjatë fushatës zgjedhore.
  10. Pavarësisht  akteve te dëshpëruara të qeverisë në ikje, PS do të fitoj bindshëm zgjedhjet e 23 qershorit dhe çdo zyrtar apo individ që po shkel kushtetutën dhe ligjet, për t’i shërbyer verbërisht partisë shtet në ditët e saj të fundit, do të përballet me forcën e shtetit të së drejtës që do të rilindë mbas 24 qershorit.