

Menjëherë pas publikimit që kryeministri Sali berisha ka bërë në faqen e tij në “Facebook”, në lidhje me firmosjen e Kushtetutës së rregullimit të territorit të kryeqytetit, kreu i opozitës, Edi Rama ka reaguar në faqen e tij në “Twitter”:
“Kryeministri lajmëron me tam-tame firmosjen e planit më dritëshkurtër e korruptiv urbanistik që ai e quan Kushtetuta e Tiranës!
Anullohet në 23 qershor”, shkruan Rama në “Twitter”.