Fatmir Xhafaj i dorëzon detyrën Sandër Lleshit

64

Me një mbledhje të posaçme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka emëruar Sandër Lleshin në postin e zv/ministrit të Brendshëm, por me kompetencat e ministrit.

Emërimi i Sandër Lleshit në postin e zv/ministrit të Brendshëm erdhi pas refuzimit, që kreu i shtetit Ilir Meta i bëri emrit të propozuar nga kryeministri Rama.

Pas emërimit, Rama ka shkrepur edhe një foto me zv/ministrin dhe në facebook e ka quajtur si “fotoja e ditës”. Më pas ata i janë drejtuar ministrisë së Brendshme, ku Fatmir Xhafaj i ka dorëzuar detyrën, zv/ministrit.

Dorëzimi i detyrës ka zgjatur vetë 15 minuta, më pas Rama dhe Xhafaj kanë dalë nga ambientet e ministrisë, ndërsa Sandër Lleshi ka vijuar prezantimin me stafin.

Rama dhe Xhafaj nuk kanë pranuar të flasin për mediat, pas daljes nga institucioni i ministrisë.