Pas kësaj deklarate vjen konfirmimi direkt nga z. Malaj, gjatë kohës që në Partinë Socialiste, po zhvillohej Mbledhja e Kryesisë për mbylljen përfundimtare të listave, të cilat e kanë afatin deri sot, në orën 12.00. Ai deklaroi ndër të tjera, se Neodiktaturat janë bërë të rrezikshme. Burime të ndryshme përflasin zëvendësimin e Malaj me Kokëdhimën, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar.
Mendohet se edhe Arben Isaraj është larguar nga selia e PS-së, por nuk dihet ende arsyeja. Pritet mbarimi i mbledhjes i Kryesisë së Partisë Socialiste për më shumë informacion.