Të pushuarit nga puna, në ditën e dytë të grevës

63

te pushuar nga punaPërfaqësues të shoqatës së të larguarve nga administrata publike, vazhdojnë  në ditën e dytë të grevës së urisë,  mbështetur nga Partia Demokratike.

Me grevistët e urisë, janë bashkuar  deputetët e PD-së, Gerti Bogdani, Aldo Bumçi dhe Keltis Kruja, të cilët kanë qëndruar natën me grevistët. Po ashtu, grevistët janë vizituar nga kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe ish- kryeministri Sali Berisha, që e kanë cilësuar grevën e urisë një akt human.

Kryetarja e e shoqatës së të larguarve nga puna, Nertila Qafzezi ka paraqitur një listë kërkesash ngaj qeverisë, si “kthimi në punë i punonjësve të pushuar nga administrata, rerpektimi i statusit të nënpunësit civil, si dhe respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”. Sipas, Qafzezit,  “greva e urisë do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona”.

Mjekët që asistojnë pranë grevës, konfirmojnë gjendje të mirë shëndetsore të grevistëve.