Rama shqiptarëve në Itali: Votoni Martin Schulz

58

ramaKryeministri Edi Rama u bën thirrje të gjithë shqiptarëve me shtetësi italiane që të votojnë për Partinë Demokratike italiane dhe Martin Schulz si Presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian.

Përmes një video mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, shefi i qeverisë shqiptare shprehet se zgjedhjet për Parlamentin Europian janë një mundësi perfekte për çdo shqiptar me shtetësi italiane që të kontribujë për Italinë dhe Europën që siguron më shumë mirëqenie për të gjithë.

“Italia me siguri do të ndryshojë shpejt dhe për mirë, falë energjive të reja dhe kurajos së jashtëzakonshme të Matteo Renzi.Edhe Europa mund të ndryshojë shpejt dhe ashtu siç duam falë socialistëve europian duke u bërë më e sigurtë dhe duke sjellë më shumë mirëqënie dhe barazi dhe për të gjithë”, thekson Rama.

Ai nënvizon se Shqipëria ka nevojë për Europën sot por Europa sot ke nevojë për çdo shqiptarë që në Itali mund të votojë për Partinë Demokratike italiane dhe Martin Schulz si Presidenti i ardhshëm i Komisionit Europian.

Prandaj, bën thirrje Kryeministri Rama, dhurata më e bukur që cdo shqiptar mund t’i bëjë sot vendit tonë është të mos e humbë shancin për të zgjedhur.