Sipas burimeve nga kjo ministri, ankesat e shumta të biznesit për uljen e praktikave burokratike po shqyrtohen nga grupet e ekspertëve.
Ulja e praktikave burokratike, theksuan burimet kërkon ndërhyrje të thella ligjore dhe kjo do të marrë më shumë kohë. Kryesisht ankesat e biznesit kanë qenë për marrëdhëniet me administratën doganore dhe tatimore, uljen e kontrolleve të shpeshta nga ana e inspektoriateve të ndryshme etj