Rama: Lehtësim për çdo sipërmarrje të biznesit turk në Shqipëri

60

rama-kryeminister_0Kryeministri Edi Rama u shpreh sot, në takimin me përfaqësues të biznesnesit turk në Shqipëri për lehtësim të procedurave dhe të gjithë infrastrukturës së nevojshme, duke shmangur të gjithë burokracitë.

Gjatë takimit që Kryeministri Rama zhvilloi pasditen e së mërkurës në Tiranë me biznesmenë turq, duke vlerësuar praninëe tyre në këtë takim, i cilësoi ata si ambasadorë dhe promovues të imazhit të duhur për vendin tonë, në sytë e sipërmarrjes turke në Shqipëri. Rama siguroi se të gjithë sipërmarrësit turq do të kenë mundësi që të realizojnë në Shqipëri investimet e tyre në mënyrë të informalizuar,do të kenë mundësi të adresojnë cdo problem dhe cdo sugjerim në interes për ligjvënësit shqiptarë, në funksion të përmirësimit  të vazhdueshëm të klimës së biznesit turk në vendin tonë dhe lehtësimit të vazhdueshëm të cdo sipërmarrjeje nga barra e burokracisë, apo zvarritjeve të pajustifikuara, që, sipas kreut të Ekzekutivit, janë një pengesë që duhet ta kapërcejmë të gjithë bashkë.

“Prania juaj në takimin e sotëm  ka një domethënie të dyfishtë.  Së pari, domethënien e  një force që ne duam ta bëjmë maksimalisht në të mirë të zhvillimit të vendit dhe nga ana tjetër, domethënien e pranisë suaj në Shqipëri si një mesazh për botën e sipërmarrjes turke, si një mesazh kuptimplotë për mundësinë e investimit në Shqipëri, mundësinë e realizimit të një historie suksesi në Shqipëri. Ne ju konsiderojmë të gjithëve ju ambasadorë të vendit tonë dhe promovues të imazhit të duhur për vendin tonë në sytë e sipërmarrjes turke në tërësi”, tha Rama.

Ai vlerësoi se marrëdhëniet me Turqinë janë historike jo vetëm për shkak të afërsisë gjeografike dhe kulturore mes dy vendeve, por është një marrëdhënie e shtrirë në shumë vite, një marrëdhënie mes dy vendeve, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e njëri- tjetrit.

Rama u shpreh i bindur se “pavarësisht se marrëdhënia me Turqinë ka qenë gjithnjë e mirë, kjo marrëdhënie ka nevojë për një masë të re të mirëstrukturuar dhe strategjike të saj dhe për këtë ne jemi investuar dhe vazhdojmë të investohemi fuqimisht përmes jush,  përmes të gjitha kanaleve të komunikimit mes dy vendeve,  në mënyrë që historia e rimëkëmbjes ekonomike e Turqisë dhe  shndërrimi i saj në një nga fuqitë e mëdha ekonomike të botës brenda një periudhe të shkurtër  përbën jo vetëm një shembull për t’u ndjekur nga larg, por një shembull për  t’u marrë dhe jetësuar në realitetin e vendit tonë. Dhe me këtë bindje ne kemi bërë  shumë në këtë periudhë për t’i vlerësuar dhe thelluar në mënyrën e duhur këto marrëdhënie”.

Rama tha se ekziston mundësia e një sërë hapësirash dhe predispozitash që bashkëpunimi mes nesh të marrë një përmasë të re të panjohur më parë dhe ju jeni pionerët e këtij bashkëpunimi. Sipërmarrjet tuaja janë gurët e themelit të vendosura në kohë për të vazhduar të ndërtojmë një urë sa më të fortë dhe sa më të gjerë, për të bërë të mundur që ky bashkëpunim të sjellë sa më shumë përfitime reciprok.

“ Ju i keni paraprirë në kohë të tjera edhe të vështira një lidhjeje logjike mes dy vendeve tona, që kanë shumë ngjashmëri, që sot, në këtë moment të caktuar të historisë sonë të zhvillimit ekonomik, e  bëjnë shumë të rëndësishme historinë e Turqisë si pikë referimi për ne, sepse në shumë aspekte, në shkallën modeste të madhësisë dhe problermatikës së vendit tonë, ekonomia jonë ngjan me ekonominë e Turqisë në startin e rimëkëmbjes së vet spektakolare. Struktura e ekonomisë sonë , struktura e organizimit tonë institucional për qeverisjen ekonomike të vendit jo vetëm ngjan, por i bën lehtësisht të kuptueshme masat e marra më parë vendin tuaj për t’i hapur rrugë atij zhvillimi që u bë i admirueshëm për gjithë botën”, tha Kryeministri Rama.