SIRI – OPCW: Një ngarkesë me gaz mustardë evakuoet nga vendi

44

opcwNjë ngarkesë me gaz mustardë u largua sot nga Siria për t’u shkatërruar në bazë të një marrëveshjeje me regjimin e Damaskut, njoftoi misioni i përbashkët OKB-Organizata për ndalimin e armëve kimike (OPCW).

“Një ngarkesë me gaz mustard është larguar nga territori sirian”, deklaroi shefja e misionit të mbikëqyrjes së shkatërrimit të arsenalit kimik sirian, Sigrid Kaag.

“Përshëndes dërgimin e kësaj ngarkese që përbën një hap të rëndësishëm në asgjësimin nga Siria të programit të saj të armëve kimike”, shtoi ajo.

”Misioni i përbashkët pret me padurim që Siria të përfundojë tërheqjen e pjesës tjetër të materialit kimik në mënyrë të sigurt dhe brenda afatit të parashikuar, dhe që përshpejton transportin e elementëve kimikë në sasi të mëdha dhe në mënyrë të rregullt dhe sistematike”, vazhdoi ajo.

Kjo është ngarkesa e katërt me materiale armësh kimike. E fundit është nisur më 10 shkurt me një anije norvegjeze.

Siria i ka bërë të ditur së fundmi OPCW-së se do ta përfundonte evakuimin e 1 200 tonëve lëndë kimike të kategorive të para dhe të dyta deri në fund të majit.