Ambasadori Gaiani: Do të mbështesim Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian

38

Masimo-613x340I gjendur në qytetin e Shkodrës për ceremoninë përuruese  të Konsullatës Italiane të Nderit, Ambasadori Italian, Massimo Gaiani, duke iu pergjigjur pozitivisht interesimit të mediave në lidhje proceset e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, bëri të ditur se  Italia do të bëjë të pamundurën për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit europian.   Abasadori Gaiani tha gjithashtu se angazhimi është i fortë dhe vjen i monitoruar nga Komisioni Europian. “Qeveria shqiptare do të prezantojë një raport të punës që po bën dhe shperesojmë që kjo të vlerësohet pozitivisht nga Komisioni Europian, i cili është organi teknik që bën këto verifikime”, theksoi ai. Duke shprehur mendimin e tij rreth këtij procesi, Gaiani, tha se “e kam thënë edhe më parë, të gjitha reformat që kërkon Evropa, janë reforma që kërkon Fondi Monetar Ndërkombëtar, apo organizma të tjerë dhe janë në favor të zhvillimit të vendit, në favor të të gjithë shqiptarëve”.
Duke e krahasuar edhe me vendin e tij, diplomati italian theksoi se këto gjëra i ka eksperimentuar edhe Italia në rrugën e saj zhvilluese. “Dhe gjëja e fundit që mund të them, është të vazhdohet në rrugën e reformave, pavarësisht nga një po, apo jo, gjashtë muaj para, apo gjashtë muaj pas. Është një rëndësi relative, e rëndësishme është që Shqipëria të vazhdojë këtë rrugë, pasi është një rrugëtim konstant që  sjell rezultate, ashtu siç i ka sjellë. Reformat janë të nevojshme, pasi favorizojnë Shqipërinë”, përfundoi prononcimin e tij për mediat ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani.