Ekon-BERZH marrëveshje me Qeverinë Shqiptare për rritjen e investimeve

48

BERZH-nënshkruam-Marrveshje-Bashkëpunimi-me-Qeverinë-Shqiptare1Shqipëria dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nënshkruan në Londër një Memorandum Mirëkuptimi me qëllim vitalizmin e ekonomisë përmes reformave kyçe. Përmes një njoftimi për shtyp, BERZH bën të ditur se, marrëveshja synon t’i hapë rrugë të dy palëve të përdorin një gamë instrumentesh për të përmirësuar dialogun politik ndërmjet sektorit privat dhe qeverisë, me synim nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja . Objektivat do të jenë për të forcuar kuadrin ligjor në vend, duke përfshirë edhe përmirësimin e mekanizmave të gjetjes së zgjidhjeve, por edhe për të luftuar korrupsionin, për të rritur standardet e transparencës në sektorët e korporatave dhe ato bankare. Memorandumi i Mirëkuptimit ofron një kuadër të ri bashkëpunimi ndërmjet BERZH dhe qeverisë shqiptare, si dhe në mbështetje të Këshillit Kombëtar Ekonomik, i cili synon të përmirësojë zhvillimin e sektorit privat, forcimin e klimës së biznesit, nxitjen e investimeve dhe promovimin e qeverisjes së mirë.
Si hap i parë BERZH do të ndihmojë në krijimin e një këshilli të pavarur për investimet dhe që do të informojë Këshillin Ekonomik Kombëtar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ”me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ne jemi duke ndërmarrë një hap të madh përpara në rritjen e potencialit ekonomik të vendit. Krijimi i mjedisit të drejtë të biznesit është më kritike sa kurrë dhe ne jemi të sigurtë se do të bëjmë përparim të shpejtë me mbështetjen e BERZH-it. ” Presidenti i BERZH, Sir Suma Chakrabarti, tha se ”ky është një hap i rëndësishëm dhe ne përshëndesim autoritetet shqiptare në trajtimin e sfidave me të cilat po përballet vendi. Ky përbën një shembull për rajonin dhe më gjerë. BERZH është e gatshme të mbështesë të gjithë për këtë projekt të ri”