“Mbill pemën tënde”, nisma do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë

51

pemen“Mbill pemën tënde”,  është nisma që po zhvillohet prej disa javësh në Tiranë,nje nisme  nga e cila kryeqytetit i janë shtuar deri me tani 600 pemë. Nisma u zhvendos të dielën në Qendrën Spitalore Universitare të TIranës (QSUT), ku u mbollën 200 pemë . Nismes iu bashkuan sot dhe dy ministra, Ministrja e e Mbrojtjes Mimi Kodheli  dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Ministrja Kodheli theksoi në fjalën e saj se kjo nismë është një mesazh që duhet t’ua përcjellim të gjithëve për ta bërë më të shëndetshëm ambientin tonë.
“Ta mbjellim pemën tonë. Është ky mesazhi që këta të rinj po japin për të gjithë ne, për t’u përkujdesur për ambientin, për të ardhmen e fëmijëve tanë”, theksoi ministrja Kodheli. Sipas saj, kjo nismë duhet të përhapet në të gjithë Shqipërinë dhe është shembulli unikal i asaj që ne duhet të japim për ambientin tonë të përbashkët, që në opinionin e të gjithëve ne mbetet një risk shumë i madh.
Ajo informoi se një pjesë e forcave të Armatosura iu bashkun kësaj nisme dhe ndihmuan për vendosjen e rreth 200 pishave pranë QSUT-së.
Nga ana e tij, ministri Beqaj theksoi e se është detyrë së pari të furnizojmë spitalet me barna dhe pajisje mjeksore, por, vijoi ai, besoj se edhe mjedisi i spitalit është pjesë e rëndësishme e kujdesit për të sëmurët.

Ndërkohë përfaqësuesi i nismes “Mbill pemën tënde informoi se deri tani në Tiranë janë mbjellë gjithsej 600 pemë. Sipas tij aksioni do të vazhdojë dhe nismës i janë bashkuar edhe të verbrit. “Dimrin e ardhshëm do të përpiqemi që me nismën “Mbill pemën tënde” të shkojmë në të gjithë Shqipërinë, në zonat ku është e domosdoshme”, tha ai.

Një grup qytetarësh të Tiranës nga mosha dhe profesione të ndryshme iniciuan në mesin e muajit shkurt nismën “Mbill pemën tënde”, fillimisht në Parkun e liqenit artificial, ku mbollën 100 pisha.  Grupi nismëtar e nisi gjithçka rastësisht për të marrë pjesë në rregullimin e mjedisit në kryeqytet. Por lajmi u përhap me shpejtësi nga rrjetet sociale dhe befas ata panë një interesim shumë të madh të qytetarëve për këtë veprimtari, që i ka tejkaluar deri në 3 herë parashikimet. “Mbill pemën tënde” është një aksion ku njerëzit marrin pjesë vullnetarisht për të blerë një fidan pishe, që e mbjellin në zona të ndryshme të Tiranës. Kështu numri i fidanëve nga 100-200 rrënjë, që u mendua në fillim tani ka shkuar mbi 600 fidanë.