Mjekët deklaruan se vdekja e protestuesve kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt.
“Ndërkohë që shumë mjekë e infermierë të përkushtuar ndaj detyrës, qëndronin dhe ju shërbenin pacientëvë, të dy këta mjekë, më qëllim të qartë politik, jepnin intervista në televizione duke deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjëndjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve: Ziver Veizi Hekuran Deda, Faik Myrtja, Aleks Nikaj.
Mjekët deklaruan se vdekja e shtetasve të sipërcituar, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik.”- thuhet në letrën që i është dërguar Urdhrit të Mjekut.
“Thëniet e tyre janë tërësisht të pavërteta dhe krahasuar me Akt-ekspertimin mjeko ligjor që ju është bërë viktimave nga Instituti i Mjeksisë Ligjore, ato bëhen edhe më të rënda, pasi janë jo vetëm në shkelje të Kodit të Etikës, por shkojnë deri në element të vepres penale. Kështu, lidhur me shkakun e vdekjes së viktimave, është administruar si prove të cilën po jua paraqesim dhe juve.”- vazhdohet më tej në letrën e ministrit.