101- Vjetori i Pavarësisë, mbledh në Vlorë krerët e shtetit

41

flamur gjigandNesër shënohet 101-Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe priten një tersi aktivitetesh në kryeqytet, por edhe në Vlorë. Mësohet se krerët e shtetit kanë planifikuar të udhëtojnë nesër drejt Vlorës. Mësohet nga axhendat se, Presidenti, Kryeministri dhe kabineti qeveritar do të jenë nesër në Vlorë për të shënuar 101-Vjetorin Shpalljes së Pavarësisë.

Presidenca njoftoi nëpërmjet një komunikimi për shtyp, se nesër, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do te marre pjesë në orën 11:00, në ceremoninë e ngritjes së Flamurit ne Vlorë dhe më pas në 11:30 do të zhvillojë një vizitë në shtëpinë e patriotit Osman Haxhiu (Ibrahim Haxhiu, i biri) lagjja “4 Heronjtë” (Topana). Në mbrëmje Presidenti, Bujar Nishani do të organizojë një pritjen zyrtare në pallatin e Brigadave.

Ndërkaq, gjatë një konference për shtyp, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e pyetur për aktivitete e parashikuara për këtë ditë, tha se “Qeveria dhe Kryeministri kanë organizuar një axhendë të posaçme në Vlorë”.

“28 Nëntori, që është dita e 101-Vjetorit të Pavarësisë, është Ditë e Flamurit dhe për këtë qeveria dhe Kryeministri kanë organizuar një axhendë të posaçme në Vlorë. Zyra e komunikimit do t’jua bëjë të njohur këtë axhendë, e cila ka, padiskutim, në qendër të vëmendjes një datë të pashlyeshme dhe që në 101Vjetorin, në 102-Vjetorin dhe në të gjithë vitet që do të pasojnë, i mbetet kryeqytet Vlora”,- tha Kumbaro.