Publikuar Ne: 3 Janar 2014
160 shikime
AKTUALITET / SOCIALE / KULTURE | By albaniaplus

Shëndetësi, Paketa e analizave falas

ilir beqjaKëtë vit Ministria e Shëndetësisë do të nisë disa kontrolle bazë diagnostikuese dhe parandaluese falas për të gjithë personat e moshës 40 – 65 vjeç për të kapur në kohë dhe mbajtur në kontroll sëmundshmërinë e kësaj grupmoshe.

Ne fillim ishte parashikuar mosha 40 deri ne 60 vjeç, por me propozim te nenkryetarit te LSI dhe ish-ministrit te Shendetesise, Petrit Vasil ne kete keto kontrolle u perfshine personat deri në 65 vjeç.

“Në buxhet janë përcaktuar fondet, por jo specifikisht grupmoshat. Ne morëm përsipër si Qeveri që brenda buxhetit të shëndetësisë për vitin 2014 të përfshijmë në programin e kontrollit bazë edhe moshën deri 65 vjeç. Morëm përsipër të realizojmë atë çfarë u kërkua, nuk qe nevoja të kishte një amendament ligjor sepse grupmosha nuk ishte pjesë e ligjit të buxhetit, por pjesë e programit të buxhetit të shendetësisë”, tha ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Per vitin 2014  me paketen e re fiskale, Qeveria ka rritur akcizën per cigaret, pijet alkoolike dhe ato energjike, nisme e cila nga mjeket perkthehet me impakt te rendesishem ne shendetin publik. Por nga tjeter eshte kerkuar qe 1 /5  e te ardhurave te akcizes t’i shtohet buxhetit te shendetesise, per te permiresuar cilesine e sherbimit dhe kujdesit shendetësor ndaj publikut.

“Aty u kërkua që 1/5 e taksës së re të akcizës të shkojë për shëndetësinë, ndërkohë që kjo gjë që ishte e pasqyruar që në buxhetin kur ishte prezantuar nga Qeveria sepse shtesa në buxhet e re është 2.4 miliardë lekë, apo 24 milionë dollarë që është ndjeshëm më e lartë se një e pesta e rritjes së akcizës”, tha Beqja.

Grupet e punes jane ngritur dhe po pergatisin paketen e analizave dhe kontrolleve baze qe do te kryejne personat 40-65 vjeç per te mbajtur ne kontroll semundjet karakteristike te kesaj grupmoshe./tch

161 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok