Publikuar Ne: 27 Janar 2014
44 shikime
AKTUALITET / POLITIKE | By albaniaplus

Reforma territoriale, Swoboda: Nuk shoh pengesa për kompromis

Hanes-SvobodaKryetari i Grupit të Social-Demokratëve në Parlamentin Europian, Hannes Swoboda ka nisur sot axhendën e takimeve zyrtare. Ai është takuar sot me kryeministrin Edi Rama, me kreun e opozitës Lulzim Basha dhe me kreun e Parlamentit Ilir Meta.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeparlamentari Ilir Meta u shpreh se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë me opozitën për reformat e rëndësishme për vendin.

Ndërkohë, eurodeputeti Swoboda  ndërsa theksoi domosdoshmërinë e realizimit të reformave të nisura shtoi se mosdhënia e statusit nuk ishte për fajë të Shqipërisë por të  problemeve brenda Bashkimit Europian.

“Jemi të zhgënjyer që nuk iu dha statusi i kandidatit Shqipërisë.  Mosdhënia e statusit nuk ka të bëjë me punën që ka bërë qeveria këto muajt e fundit por ka të bëjë me problemet që janë brenda vendeve europiane. Mesazhi më i mirë është që duhet bëhen reforma për vendin dhe nuk duhet ti mbajmë sytë në qershor për statusin.  Mesazhi që duhet të jepet për promovimin e Shqipërisë është bashkëpunimi mes mazhorancës dhe opozitës  për reformat” tha ai.

I pyetur për reformën administrative-territoriale, Swoboda theksoi se Shqipëria është e vonuar për realizimin e saj ndërsa theksoi se nuk sheh pengesë për arritjen e kompromisit mes mazhorancës dhe opozitës.

“Jeni vonë për realizimin e kësaj reforme. Sipas bisedimeve që kam pasur me kryeministrin, kryeparlamentarin por edhe me kreun e opozitës nuk shoh që të ketë ndonjë pengesë për arritjen e kompromisit për këtë refromë. Çështjet kryesore në shërbim të publikut nuk mund të arrihen siç duhet nëse kemi këto mini-autoritet lokale. Eksperienca europiane tregon se kjo funksionon dhe është e nevojshme për demokracinë” tha Swoboda.

Gjithashtu i pyetur për forcat ekstremiste në BE të cilat nuk lejuan marrjen e statusit të kandidatit për Shqipërinë, Swoboda u përgjigj: “Mendoj se këto forca ekstreme kishin fuqinë për vendimin për Shqipërinë, sidomos në Hollandë.  Por edhe zgjedhjet patën ndikim në disa parti politike europiane.  Dhe këto parti dhe këto forca ekstreme u forcuan kur u hap fjala që në Shqipëri nuk po funskionte qeveria dhe demokracia.  Ndaj dhe thirrja jonë është për opozitën që kur hapin fjalë të tilla duhet ta dinë që kjo ndikon tek vend i tyre”.

 

45 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok