Publikuar Ne: 17 Janar 2014
103 shikime
EKONOMI | By albaniaplus

Cani takim me homologun kosovar, Beqaj: Bashkëpunim i ngushtë midis dy vendeve

cani- beqajMinistri i Financave Shkëlqim Cani ka zhvilluar një takim sot me  homologun e tij kosovar Besim Beqaj ku kanë folur për bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri në dobi të popullit dhe bizneseve të të dyja vendeve.

“Gjatë kësaj vizite patëm një takim bilateral ku diskutuam për bashkëpunimin në mes dy Ministrive të Financave, respektivisht qeverive të vendeve tona, që harmonizimi i politikave ekonomike, politikave fiskale dhe hapja e rrugës së bashkëpunimit ekonomik të vazhdojë më tutje dhe të thellohet” , tha Ministri Besim Beqaj duke përshëndet homologun e tij shqiptar ministrin Shkëlqim Cani, me rastin e vizitës së këtij të fundit në Prishtinë.

Ministri Beqaj bëri të ditur se  gjatë kësaj vizite së bashku me Ministrin e Financave të Republikës së Kosovës, Shkëlqim Cani, kanë pasur një takim edhe me biznesin, takim i cili sipas ministrit Beqaj “kishte për qëllim të dëgjojmë biznesin e Kosovës lidhur me hallet dhe shqetësimet që i kanë ata, por njëkohësisht edhe me propozime për të avancuar edhe më tutje bashkëpunim tonë ekonomik dhe përkrahja institucionale, ligjor dhe infrastrukturore të cilat priten të bëhen nga dy qeveritë tona”.

“Ne konform takimit që kishim javën e kaluar,takimi i cili dërgon një sinjal jashtëzakonisht të fuqishëm të nivelit rajonal të bashkëpunimit të qeverive tona, sot diskutuam edhe për detajet e marrëveshjes reciproke për heqjen e tatimit në vlerën e shtuar për librin dhe për shtypin, gjë që Qeveria e Shqipërisë e ka bërë më herët, ndërsa ne konform një marrëveshje reciprociteti me Republikën e Shqipërisë do ta bëjmë shumë shpejt”, shtoi ministri i Financave Besim Beqaj.

Ai më tej bëri të ditur se gjatë takimit kanë biseduar edhe për ri negocimin dhe përditësimin e marrëveshjes për heqjen e tatimeve të dyfishta. Sipas tij marrëveshja e cila tanimë është në diskutim, brenda tremujorit të parë të këtij viti do të nënshkruhet.

“Pra ishte një frymë vëllazërore, një frymë e mirë e bashkëpunimit, një frymë tejet e hapur e cila mbizotëroj edhe në diskutimet me bizneset dhe dua të them që jam i inkurajuar edhe nga gatishmëria e bizneseve për ti trajtuar problemet shumë hapur me Ministrat e Financave, dhe konstatimi ynë është  te biznesi dhe gatishmëria e tyre  për të bërë biznes konform akteve ligjore, për të bërë biznes formal, për të bërë biznes i cili shkon  në të mirë të rritjes ekonomike dhe mirëqenies të qytetarëve, sigurisht që Ministrat e Financave nuk kanë dhe nuk kërkojnë partner më të mirë. Dhe ne jemi të gatshëm që gjithmonë ti dëgjojmë dhe ta avancojmë bashkëpunimin e dyanshëm”, theksoi ministri Beqaj.

Ndërsa, ministri i Financave të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, duke falënderuar ministrin Beqaj , në emër të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për mikpritjen jo vetëm këtu në këtë rast, por duke filluar nga Prizreni, në një takim emocionues, frytdhënës dhe të dobishëm për të dy vendet.  “Vij nga Tirana, për të quar në terma praktik dhe veprues sa më shpejtë frymën e cila vjenë nga takimi i Prizrenit me dëshirën dhe vullnetin e të dy Qeverive për të ecur në rrafshin ekonomik , por edhe të gjitha rrafshet e tjera, sa më shpejtë të jetë e mundur në dobi të të dyja vendeve. Natyrisht duke qenë dy vende që synojnë haptas, qartas dhe fuqishëm drejtë Bashkimit Evropian, natyrisht e tërë kjo atmosferë vëllazërore, miqësore dhe e dëshirave të mira sheh për nga progresi i ekonomive të të dyja vendeve, por me një synim shumë të qartë të të dyja vendeve drejtë ekonomisë evropiane “.    “Biznesi është ai që i hap rrugët, ai që është më agresivi, ai që në fund të fundit është i pari dhe më dobisjellës dhe dobimarrës në tërë këtë punë që ne po mundohemi dhe natyrisht që një nga qëllimet është që popujt tanë të përfitojmë, por brenda këtyre popujve natyrisht që nënkuptojmë edhe bizneset tona të përfitojnë. Takimi më biznesin ishte shumë frytdhënës dhe shumë i hapur, natyrisht ne do të vijojmë edhe më tej me këtë për arsye se ne presim që edhe biznesi shqiptar të jetë shumë fish më i pranishëm në Kosovë, po kështu edhe biznesi kosovar të jetë shumë fish më i pranishëm në Shqipëri në të gjitha drejtimet, jo vetëm në tregti por edhe në investime, por edhe në investime të përbashkëta” shtoi ministri Cani.

104 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok