Publikuar Ne: 5 Prill 2014
119 shikime
AKTUALITET / SOCIALE / KULTURE | By albaniaplus

Beqaj prezanton paketën e Kirurgjisë

beqja_0Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, prezantoi paketën e Kirurgjisë, në një takim të organizuar  në Hotel Tirana me temën “Analiza e nevojave të vendit. Situata aktuale  dhe perspektiva e afërt”.

Ministri i Shëndetësisë, Beqaj  tha se, “me buxhetin e këtij viti besoj deri në fund te verës do te fusim në punë reaminacionin e spitalit që bën të mundur vënien në punë të radiografisë. Në proçedurën e prokurimit që po bën QSUT,  materialet e mjekimit ,këtë vit janë 30 % më shumë se çka qënë vitin e kaluar”.

Ministri Beqaj bëri të ditur se ” meqënëse jemi në fazën e përgatjes së buxhetit afatmesëm 2015-2017, po programojmë fondet që vitet e ardhshme te kene një radiografi në QSUT”.

Sipas tij, vendosja e radiografise do të bëhet jo vetëm në kryeqytet por dhe në qytetet e tjera sepse sipas tij “ është e rëndësishmë, në radhë të parë  për shëndetin e qytetarëve, dhe së dyti sepse është e provuar se një ndërhyrje  jo vetëm u shton jetën  qytetarëve, por  zgjat periudhën e shëndetshmë të jetës dhe pakëson sëmundje të mëtejshme.

Gjatë takimit, Beqaj theksoi se “do  të miratojmë paketat nga Këshilli i Ministrave,  pra do të miratojmë një normë fitimi, në të cilën institucionet publike e përdorin si çdo lloj fitimi tjetër.  Instuticionet publike do ta përdorin si një te ardhur dytësore dhe do të vendosim bashkarisht  fondin se kush do te jetë kuadri rregullativ i përdorimit të tij.Investimet do ti marë përsipër qeveria nga buxheti i përgjithshëm i shëndetësisë, sot me kontributin e taksave, nesër vetëm me taksa”.

Në fund të takimit, Ministri i Shëndetësisë falenderoi për punën dhe agazhimin serioz, grupin e punës, si dhe brënda një periudhe të afërt do të funksionojë paketa e cila ka nisur finacimin.

120 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok