Publikuar Ne: 24 Janar 2014
132 shikime
AKTUALITET / KRONIKE | By albaniaplus

Atentati me tritol, vdes biznesmeni Xhemal Çela

atentat eksploziv48 orë pasi u hodh në erë bashkë me makinën e tij, biznesmeni nga Durrësi Xhemal Çela ka vdekur në spital duke mos i mbijetuar dot plagëve të rënda. Pas disa ndërhyrjesh kirurgjikale, biznesmeni i ndërtimit nuk ka arritur të dalë nga koma.

Mjekët kanë konfirmuar rreth orës 14.00 vdekjen e 48-vjeçarit i cili kishte marrë plagë të rënda dhe dëmtime të parekuperueshme në organët jetësore të trupit.

Çela në momentin e shpërthimit ka humbur shumë gjak për shkak të dëmtimit në të dyja këmbët dhe kjo ka qënë fatale për jetën e tij, ndërsa mjekët kanë konfirmuar gjithashtu se ai kishte marrë edhe plagë në kokë.

Xhemal Çela u bë një ditë më parë pre e një atentati me lëndë shpërthyese ndërsa udhëtonte me makinën e tij në zonën e plazhit në Durrës.

Fillimisht Çela në rrethana ende të paqarta ka tentuar të ndalojë e të dalë nga makina kohë në të cilën ka ardhur edhe shpërthimi. Përveç eksplozivit që i shkaktoi dëmtime të rënda, makina u përfshi dhe nga flakët.

Ndërkohë policia e Durrësit ende s`ka ndonjë pistë konkrete rreth motiveve megjithë nuk përjashtohet shkak biznesi ku ishte i përfshirë viktima.

Pas ngjarjes në polici kanë përfunduar 25 persona që ose dyshohen ose janë njerëz që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ky është rasti i dytë brenda një jave ku eksplozivi bëhet mjet për atentate të bujshme. Pak ditë më parë në të njëjtën mënyrë u hodh në erë makina e kryekomunarit të Qëndrës në Vlorës, Fredo Berberi por për fat i mbijetoi plagëve të marra.

 

133 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok