Publikuar Ne: 15 Janar 2014
61 shikime
AKTUALITET / POLITIKE | By albaniaplus

Ambasadori grek: Do ta ndihmojmë Shqipërinë të marrë statusin

ambasadori grekAmbasadori i BE-së, Ettore Sequi dhe ambasadori grek në vendin tonë, Leonidas C. Rokanas kanë diskutuar mbi sfidat e së ardhmes së Bashkimit Europian. Ky takim u organizua me rastin e marrjes së presidencën së radhës së Bashkimit Europian nga Greqia.  Takimi u organizua te qendra e informimit të BE-së në Tiranë.

Ambasadori grek ka prezantuar edhe prioritetet e presidencës greke në 6 muajt e parë të vitit 2014. Në fjalën e tij, ambasadori i BE-së e cilësoi këtë 6 mujor si shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, pasi do të merret vendimi për statusin e  vendit kandidat. Ai shtoi më tej se Bashkimi Europian po përpiqet të ndërtojë një arkitekturë të re ekonomike dhe jo thjesht bashkim monetar, por dhe ekonomik.

Ambasadori i Greqisë, Rokanas u shpreh se zgjerimi është një nga sfidat e presidencës greke të Bashkimit Europian. Sipas tij, Greqia është pro anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

“Greqia do të ketë shumë sfida dhe zgjerimi është politikë kyçe e BE-së, me të cilën promovohet demokracia dhe stabiliteti në Europë. Ky vit do të njihet si viti mesdhetar, për t’i dhënë një theks të rëndësishëm këtij rajoni, ku është dhe Shqipëria”, tha Rokanas.

Gjithashtu ambasadori grek u shpreh se një nga prioritetet e presidencës greke është edhe rritja ekonomike dhe punësimi. “Ne kemi një destinacion të përbashkët dhe mesazhi i presidencës greke të BE-së është optimizmi dhe jo optimizmi. Evropa po del nga kriza shkatërruese dhe Greqia gjithashtu. Shenjat e para që kanë të bëjnë me përmirësimin e ekonomisë ne po i shohim”, u shpreh Rokanas.

“Është me rëndësi që të mbahet gjallë dialogu me Bashkimin Europian, për ekonominë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, për axhendën e zgjerimit. Jemi siguruar se Greqia do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë përpjekje, pasi prioritetet e presidencës greke janë ambicioze dhe impenjative. Greqia do të luajë një rol të rëndësishëm për përpjekjet e Shqipërisë  drejt integrimit në Bashkimin Europian”, tha Sequi.

62 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok