Zvicra i jep fund nga Brukseli sekretit bankar

84

BE2Bashkimi Evropian dhe Zvicra nënshkruan në Bruksel një marrëveshje mbi transparencën fiskale, gjë që shënon fundin e sekretit bankar zviceran për residentët e Bashkimit Evropian, njofton Komisioni Evropian.

“Bëhet fjalë për një tjetër goditje ndaj atyre që iu shmangen taksave dhe një hap më shumë drejt një taksimi më të drejtë në Evropë”, theksoi Pierre Moscovici, komisioneri evropian i ngarkuar me Fiskalitetin.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar sot, Bashkimit Evropian dhe Zvicra do të shkëmbejnë automatikisht informacione mbi llogaritë e residentëve të tyre respektiv duke nisur nga viti 2018.

Çdo vit, shtetet anëtare do të marrin emrat, adresat, numrat e identifikimit fiskal dhe datën e lindjes së residentëve të tyre që posedojnë llogaritë në Zvicër, si dhe informacione të tjera mbi aktivet financiare dhe bilancet e llogarive.