Zbulimi, bastet sportive në duart e mafias italiane

9

Policia italiane ka zbardhur detaje nga megaoperacioni antimafia, i cili çoi në shkatërrimin e një organizate kriminale mafioze që kontrollonte bastet sportive online.

Operacioni i ekzekutuar në orën 4 të mëngjesit të sotëm ka impenjuar rreth 800 forca policore brenda e jashtë territorit italian.

Nën markën e kompanive të basteve sportive Planetwin365, RevolutionBet dhe Bet1128, kjo organizatë kriminale kontrollohej nga klanet mafioze Santapaola-Ercolano e Cappello të Cosa Nostras me aktivitetet në Katania, nga familja mafioze Tegamo në Regio Calabria nga mafioze Piromalli,Pesce dhe Bellocco në Gioa Taura e nga klani mafioz Parisi në Bari.

Përmes kompanive fantazmë të hapura jashtë territorit italian në 11 shtete të ndryshme, mes tyre dhe Shqipëria, ata realizonin transferime të paligjshme të shumave të mëdha të parave që përfitonin nga aktiviteti i paligjshëm i basteve online.

Siç e dëshmon dhe dokumenti investigativ i antimafias italiane, shumat e parave të përvetësuara nga fitimet e basteve transferoheshin nga shteti i Kuracao drejt Shqipërisë përmes një kompanie interpostale e më pas mbërrinin në Itali.