Dubai ju shpërblen me ar, nëse dobësoheni

76

goldbarsNëse doni të shpërbleheni për kilet e humbura, vendi më i mirë duket të jetë Dubai. Qeveria e Dubait e shqetësuar për obezitetin, që ka prekur vendin, ka lëshuar një nismë për inkurajimin e qytetarëve të vet,  për t’u drejtuar ndaj ushqimeve të shëndetshme.

Qeveria ka vendosur të simulojë rënien në peshë të personave, duke i shpërblyer ato me ar. Për çdo kilogram të humbur brenda një muaji, ato do të shpërblehen me 1 gram ari.

Një gram ar, kushton përafërsisht 45 dollarë amerikan, ndërkohë që humbja minimale e peshës trupore duhet të jetë të paktën 2 kilogramë.

Mediat lokale transmetojnë deklaratën e Husein Lutah, nga Ministria e Shëndetësisë, se nuk ekziston limit (kufizim) në humbjen e kilogramëve.

“E vetmja gjë që nevojitet është që qytetarët të paraqiten, për t’iu matur pesha”, tha ai.

Edhe në vendet e tjera të Gjirit Arab autoritetet kanë shfaqur shqetësim për shkak të përdorimit gjithnjë e më shumë të ushqimit të shpejtë të pashëndetshëm dhe mungesës së ushtrimeve fizike.