Wieland takon Hamitin e Beqirin

14

rainer wielandNënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti dhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, sot takuan nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit Evropian.

Sipas një komunikate për media, në mënyrë të veçantë u bisedua për zhvillimin ekonomik të Kosovës, sundimin e ligjit dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Wieland, që është edhe koordinator i nënkryetarëve të EPP-së në Parlamentin Evropian, siguroi përkrahje për zhvillimet në Kosovë në dritën e plotësimit të standardeve e të vlerave qe e shpijnë Kosovën kah një status me i përparuar drejte Bashkimit Evropian.

Pritet edhe një intensifikim i marrëdhënieve te Kuvendit te Republikës se Kosovës me Parlamentin Evropian ne disa fusha te funksionimit te tij demokratik./kosovapress