Eurogrupi i kërkon Greqisë një listë reformash deri më 20 prill

55
Komisioni Europian/ foto Albaniaplus
Komisioni Europian/ foto Albaniaplus

Partnerët evropianë të Greqisë i kanë dhënë kohë Athinës deri më 20 prill për të paraqitur një listë reformash në këmbim të këstit të fundit nga programi i ndihmës ndërkombëtare, sipas një të përditshmeje gjermane.

”Përfaqësuesit e Eurogrupit kanë vendosur datën 20 prill për paraqitjen e një liste reformash nga Greqia”, konfirmoi e përditshmja gjermane ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

E përditshmja konservatore thekson se i përmbahet informacioneve të disa përfaqësuesve dhe shpjegon se kjo datë është e vetmja mundësi që kreditorët e Greqisë të kenë kohë të shqyrtojnë propozimet e reformave para Eurogrupit të Rigas parashikuar më 24 prill.