Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg vetëm Arbër Paplekajn, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ndërsa është dhënë masa “detyrim paraqitje” për 9 anëtarët e tjerë të grupit të armatosur të PD. Paplekaj akuzohet për veprat penale “vrasje”, “vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë” dhe “heqje e lirisë me dhunë”.
Janë lënë të lirë Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.
Po ashtu është dhënë “detyrim paraqitje” edhe për Eldjo Bekon, i akuzuar për moskallëzim krimi, ndërsa vijon të jetë në kërkim Kelmend Xhaferri.
*Xhevair Shpataraku