Prokuroria e Korçës ka bërë me dije, se amnistia e shpallur me vendim të Këshillit të Ministrave përfshin edhe këtë kategori, duke qenë se bën pjesë në veprat penale që dënohen deri në dy vite burg.
Neni 325-së i Kodit Penal për të cilin akuzohen personat e përfshirë në skandalin e zgjedhjeve dënohet nga gjobë deri në dy vite burg. Megjithatë po kjo amnisti përjashton të dënuarit për veprën penale në fushën e zgjedhjeve, por interpretimi që personat e akuzuar nuk janë dënuar ende, i përfshin këta në pikën përgjithësuese të parimit te përgjithshëm që përfitojnë të gjithë ata që kanë kryer vepra penale me dënim deri në dy vjet.