Venizellos: Shqipëria e meriton statusin

58

Evangelos Venizelos“Shqipëria të marrë statusin e kandidatit në qershor”, ka qenë një prej deklaratave të zëvendëskryeministrit grek Evangjelos Venizellos në një intervistë ekskluzive për Agjencinë Shtetërore greke të lajmeve, vetëm disa orë para fillimit të ceremonive zyrtare në Athinë për fillimin e presidencës greke.

Sipas Venizellos qe eshte njekohesisht edhe Minister i Jashtem i vendit, ecuria e Shqiperise ne procesin e integrimit eshte e kenaqshme dhe se Athina do te promovojë dhënien e statusit të kandidatit vendit fqinj, brenda kohës së presidencës greke.

“Ka vende që mund të promovohen më shpejt, si Mali i Zi. Performanca e Shqipërisë gjithashtu është e kënaqshme dhe ne u shprehëm në favor të dhënies, menjëherë tani, të statusit të vendit kandidat dhe do ta shqyrtojmë këtë përsëri në qershor, gjatë presidencës greke”, ka thene ai.

Venizellos ka theksuar se do te kontaktoje me te gjitha qeverite e vendeve te Ballkanit, duke vizituar kryeqytetet ballkanike,  ne cilesine e  kryesuesit të këshillit të ministrave të jashtëm, për të parë se si mund të lehtesohet perspektiva integruese aty ku ka deshire edhe nga pala tjeter.

Besoj – ka thene ai – se ky gjashtëmujor është një shans për të diskutuar edhe për perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke kryer veprime konkrete te cilat do t’i japin kuptim kësaj perspektive europiane.

Ne 21 Janar ka deklaruar udheheqesi grek BE fillon negociatat per integrimine Serbise dhe kjo ka nje rendesi te madhe jo vetem per Serbine, por edhe per Kosoven.

Persa i perket ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise Venizellos e ka konsideruar si një rast problematik, pasi sipas tij, “vetë Qeveria e vendit fqinj nuk ndihmon me qëndrimin e vet ne plotesimin e kritereve qe duhen permbushur nga çdo vend kandidat me kriteret e Kopenhages, te respektit te se Drejtes Nderkombetare dhe te marredhenieve te fqinjesise se mire./tch