Një vajzë e re 22-vjeçare, ka gjetur vdekjen ndërsa ishte në spital për lindjen e fëmijës së saj. L.I, 22 vjeç nga fshati Shullaz, nuk ka arritur të mbijetojë dot, ndërkohë që familjarët kanë akuzuar mjekët, se nuk kanë ndërhyrë në kohë.
Vajza ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës dhe nuk ka akoma ndonjë variant zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.


