Mirëpo të shtunën e javës së kaluar, Ndoji u sulmua nga disa bashkëmoshatarë dhe qëllua me pistoletë në këmbë dhe kokë. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe gjashtë ditë qëndroi në gjendje koma. Ai është përshkruar si një nxënës i buzëqeshur dhe aspak agresiv.
Miqtë dhe komuniteti ku ai jetonte kishin hapur një llogari në internet, ku njerëzit mund të transferonin para për të ndihmuar në rikuperimin e Ndojit.
Policia ende nuk i ka identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje, por hetimet janë përqendruar në pistën e sherrin banal mes të rinjve.