Vazhdojnë protestat në Turqi

59

2857069_klc1405-turkey-construction-protest-908955-01-02-copieManifestimet kundër qeverisë turke kanë vazhduar deri në mëngjesin e sotëm, të së dielës. Në Ankara, me qindra persona, kanë ndezur zjarre në lagjet e Tunalit.

Rreth 90 grumbullime kanë ndodhur në të gjithë vendin. Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, policia ka proceduar me më shumë se, 900 arrestime.

Kryeministri turk Taip Rexhep Erdogan, ka kërkuar të shtunën ndalimin e menjëhershëm të manifestimeve. Ai konfirmoi vullnetin e tij, për tu marrë me projektin urban të parashikuar për sheshin Taksim në Stamboll, që është epiqendra e kontestimeve. Është pikërisht këtu, ku lëvizja u përforcua të premten, kur policia filloi të shpërndante protestuesit, që kishin pushtuar lulishten kundër projektit urbanistik.

Përleshje ka pasur dhe natën e kaluar, kur forcat policore kanë ndaluar me qindra manifestues të zaptonin vendin, duke përdorur gaz lotues dhe duke i shpërndarë me ujë.

Vetëm për tre ditë, manifestimet u përhapën në tërë vendin, si në Izmir, ku opozita e majtë nacionaliste akuzoi Kryeministrin, se sillet si diktator. Në pushtet që prej dhjetë vitesh, Erdogan ngelet njeriu më popullor në Turqi./euronews/