Anaidi, fituesi i Big Brother 6

99

734849_10151756287035884_1162258037_nDje në darkë pas një maratone të gjatë spektakli në Top Channel, është shpallur fituesi i edicionit të 6-të të Big Brother, Anaidi. Ai spikati që në fillim me disa elementë që e distanconin nga të tjerët, duke i dhënë në njëfarë mënyrë përparësi. Fillimisht pati një vlerë të veçantë mesazhi, që ai përcolli nëpërmjet sekretit të tij, ku kishte 10-vjet që përkujdesej për një person me nevoja specifike. Personi në fjalë ishte një djalë që kishte kaluar një sëmundje në fëmijëri, çka i kishte sjellë si pasojë kushtëzimin e të dëgjuarit dhe të folurit.

Duke pasur një karakter të ndjeshëm, Anaidi kishte vite që përkujdesej për të, që me sa duket në ambientin tonë shqiptar, ku diskriminimi dhe stigmatizimi vazhdon të jenë pjesë normale e kulturës së përditshme, për djalin me probleme specifike, kjo pjesë nuk ishte e lehtë. Dhe Anaidi ishte përpjekur me sa kishte mundësi t’i largonte problemin që e rrethonte, duke e bërë pjesë të shoqërisë së tij dhe duke e ndihmuar në probleme të ndryshme të karakterit të përditshëm.

Një element tjetër, që e veçoi nga të tjetër ishte dhe zgjuarsia e tij, ku nëpërmjet saj arriti të zbulonte disa sekrete të banorëve të tjerë, ndërkohë që kishte banorë, të cilët nuk kishin zbuluar asnjë sekret, bile as sekretin e tij, që ai dinte shumë mirë ta kamuflonte.

Dhe elementi i fundit, që me sa duket krijoi mbështetjen dhe favorizimin e publikut ishte dhe nominimi i tij i padrejtë që në fillim të lojës, nga një banor tjetër, duke u klasifikuar në një nominim të përhershëm.

Me gjithë debatet, që arrin të shkaktojë ky format televiziv, ai mbart vlera në vetvete dhe në këtë edicion disa prej këtyre vlerave, që u përcollën ishin, të pranuarit e çdo kujt në shoqëri si të barabartë, dhe thënies jo diskriminimit; të ndihmuarit e personave me nevoja specifike dhe humanizmi; gjetja e gjuhës së përbashkët dhe komunikimit në familje, etj.