Vaile Shkodra, promovimi i kulturave dhe ndihma sociale për banorët e komunës Anderlecht

191

Vaile Shkodra, 28 vjeçare, prezantohet për herë të parë si kandidate në zgjedhjet lokale të 14 tetorit 2018 në komunën Anderlecht. Ajo mban numrin 34 në listën PS-sp.a-CDH bashkë me kandidatën tjetër shqiptare po në atë listë Luiza duraki që mban numrin 42.
Vaile Shkodra ka lindur në Gjilan në një familje me edukatë tradicionale shqiptare. Ashtu si një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve të represionit serb të dekadës përpara luftës, edhe familja e Vaile Shkodrës u detyrua që të largohej nga vendlindja për të ndërtuar një jetë normale në dhe të huaj.

Kështu që Vaile Shkodra bashkë me prindërit, 2 motrat dhe vëllain arritën në Bruksel në vitin 1997 si azilantë. Fillimi në një shoqëri e re pa asnjë njohuri të vetme të gjuhës së folur ishte goxha i vështirë. Por në një kohë relativisht të shkurtër, prindërit u punësuan dhe fëmijtë u integruan përmes shkollimit në shkollat belge.
Gjithmonë të interesuar që krahas shkollimit të rregullt dhe pa e cenuar aspak atë, fëmijtë e tyre të kenë gjithashtu dhe momente të privilegjuara në ambjente shqipfolëse, prindërit e Vaile Shkodrës u kënaqën kur dëgjuan për hapjën e shkollës shqipe Vatra në vitin 2005 nga Ahmet Gjanaj në komunën fqinje Molenbeek dhe nxituan që t’i regjistronin ata.

Nga edukata familjare ku në shtëpi flitet vazhdimisht shqipja, mësimi plotësues në gjuhën shqipe në shkollën Vatra nuk përbënte ndonjë vështirësi për fëmijtë Shkodra por një vazhdimësi dhe një perfeksionim por mbit ë gjitha lidhje me fëmijë të tjerë shqiptarë. Në veçanti, Vaile shkodra po përparonte me shpejtësi të madhe si në mësimet e gjuhës shqipe por dhe në orën e vallëzimit. Ajo shkëlqente duke kërcyer me një hir të veçantë. Ajo vallëzonte me kaq zell dhe pasion nën udhëheqjen e koreografës Ajshe Morina sa që iu besua gradualisht udhëheqja e atij grupi. Vaile Shkodra, me vullnetin e saj dhe punën e palodhur, nga nxënëse e shkollës shqipe, ishte bërë mësuese e valleve dhe koreografja e grupit të valleve të famshëm Vatra që performon në shumë skena të Belgjikës por jo vetëm (Hollandë, Marok, …) duke treguar vlerat më të mira të kulturës popullore shqiptare.
Vailës Shkodra nuk i mjafton të jetë një organizatore profesioniste por ajo ka ide që i japin një karakterë shumë të veçantë aktiviteteve që organizohen. Le të kujtojmë ideja e saj e mrekullueshme të valvitjës së flamurit kombëtar mbi Atomium për festën e flamurit kombëtar apo ideja e organizimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës përpara Bursit të Belgjikës, të dy këto aktivitete që mahniten si publikun shqiptar ashtu dhe atë belg apo evropian.
Ajo ka një kontakt shumë njerzor me njerëzit të të gjitha moshave dhe të të gjitha krahinave madje edhe të të gjitha kulturave. Ajo ka bërë për vete jo vetëm fëmijtë e shkollës shqipe që i ushtron me kaq dashuri por dhe grupin e adoleshenteve të grupit të valleve Vatra dhe gratë e grupit të grave Vatra. Kjo vajzë e re që në kontaktin e parë të lë mbresa të mira dhe shpesh herë ajo gjendet në ndihmë të shqiptarëve për problemet sociale dhe administrative të ndryshëm që i paraqesin.

Ajo ka luajtur një rol të madh në mbarëvajtjën e prezencës së Shqiptarëve në festivalin e përvjetshëm të Balkan Trafik, veshjën e Manneken Pis me një ndër kostumet shqiptar, në panairin e fundvitit të kaluar në qendrën e Brukselit « Kënaqësit e Dimrit » me praninë e shtëpizave me produkte shqiptare dhe të prezantimin e kulturës shqiptare, në festën e muzikës me prezantimin e këngeve, valleve popullore por dhe me ushqimet tradicionale shqiptare,… Dhe mos të harrojmë aktivizimi i saj në shumë protesta për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Balkan.
Duke marrë parasysh të gjitha këto elemente dhe duke qenë se Vaile Shkodra ka dhe kontakte të ndryshëm dhe me njerëz të thjesht të lagjës së saj të të gjitha kulturave dhe njeh shumë mirë pritshmëritë e banorëve të komunës së saj Anderlecht, i është propozuar që të kandidojë në zgjedhjet lokale të 14 tetorit 2018 dhe të jetë pjesë e grupit të formuar nga deputeti Ahmet Gjanaj me kandidatë shqiptarë në disa komuna të Brukselit në forcën e tij politike Partia Socialiste. Në këtë grup synohet të shkëmbehen eksperiencat më të mira politike dhe informacionet e duhura që të gjithë ata kandidatë të përfitojnë nga eksperienca e mirë e Ahmet Gjanajt dhe të jenë efektivë për të kënaqur kërkesat e të gjithë banorëve të komunave ku kandidojnë : në arsim, cërdhje, sigurim, zhvillim urbanistik dhe ekonomik, ndihmë sociale, kulturë, rini,… por dhe në promovimin e vlerave shqiptare dhe punën aktive për të përmirësuar rrënjësisht imazhin e shqiptarëve. Profilet e ndryshme që përmban ky grup me kompetenca të llojllojshme e bën atë një forcë veprimi të jashtzakonshëm për të gjithë banorët e atyre komunave pa marrë parasysh përkatësinë etnike dhe bindjeve filozofike dhe politike dhe në veçanti për shtresat në nevojë por dhe për promovimin e komunitetit tonë.
Në zgjedhjet komunale, votuesit mund të votojnë për një apo më shumë kandidatë në të njëjtën listë. Vaile Shkodra dhe Luiza Duraki janë kandidate në të njëjtën listë që udhëhiqet nga Partia Socialiste e kryetarit Eric Tomas dhe të dyjat bëjnë apel që të gjithë banorët e komunës të votojnë për të dyjat që të dyjat të jenë nesër në këshillin komunal dhe për të rritur peshën e komunitetit tonë në sferën politike lokale.
Miqve të tyre dhe rrethit të tyre familjar që banojnë në komunat e tjera të rajonit të Brukselit ku kandidojnë kandidatët e tjerë shqiptar nuk ngurrojnë t’u bëjnë appel që të votojnë për ta, përkatësisht : Ahmet Gjanaj (nr 4) në Molenbeek në listën PS-sp.a, Habibe Duraki (nr 18) në Evere në listën e Burgmestrit, Qëndresa Gerlica (nr 24) në Bruksel-Laeken-Neder-Haeren në listën PS, Avni Gjanaj (nr 10) në Ganshoren në listën Ensemble-Samen, Behar Sinani (nr 13) në Jette në listën PS-sp.a, Megi Bala (nr 4) dhe Marsela Damzi (nr 20) në Berchem-Sainte-Agathe në listën PS-sp.a, Ornela Prifti (nr 4) në Koekelberg në listën PS, Florin Kola (nr 21) në Forest në listën e Burgmestrit dhe Muhamet Begaj (nr 25) në Saint-Josse në Listën e Burgmestrit.