Topalli në facebook: Edi Rama “humbës serial”

17

topalliJozefina Topalli shkruan në profilin e saj në Facebook se mezi po e pret 23 qershorin. Sipas Topallit kjo datë do t’i japë një mandat të tretë partisë së saj. Topalli thotë se për PD projekti më i madh është ai i integrimit në Europë dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve. Në postimin e saj, Topalli sulmon edhe kreun e opozitës, të cilin e cilëson “humbës serial”.

“Të dashur miq! Mezi po e presim 23 qershorin, sepse në mandatin e ri kemi projekte të reja për çdo shqiptar. Projekti i parë i madh është projekti europian, projekti i marrjes së statusit të vendit kandidat, që kundërshtari ynë politik e bllokoi prej 4 vitesh, por projekti i të gjitha projekteve është që çdo qytetar kudo që të jetë, çdo zonjë në familjen e saj, çdo i ri dhe e re të ketë mundësi punësimi, një mundësi zhvillimi, një mundësi të rritjes së pagave, të rritjes se mirëqenies. Ndërkohë qe ne anën tjetër, kemi një humbës serial. E kemi mundur në 2007, në 2009, e kemi mundur në 2011-n. Kësaj radhe, humbja e tij do jetë një humbje e turpshme, për atë personalisht. Në mandatin e ri, bujqësia do jetë prioritet. Do 3-fishohen subvencionet. Ju bëni shtëpia të reja, ne bëjmë rrugë të reja, ju punoni tokën, ne rrisim subvencionet, heqim TVSH-në”, shkruan Topalli në një postim të shoqëruara me fotot e takimit të saj me votuesit e Bërdicës, një nga zonat që përmbytet çdo vit.