Deputeti Igli Cara ka qenë personi i fundit me të cilin ka kontaktuar para aksidentit Sokol Olldashi. Cara deklaron se, ishte duke folur me Olldashin për një takim në zyrën e Olldashit dhe po fiksonin orën, kur befas u dëgjua një zhurmë dhe një fjali e Olldashit: “Bëra aksident”. Pas kësaj ngjarje, telefoni i deputetit Olldashi, nuk përgjigjej më.
Cara ka lajmëruar menjëherë sallën operative dhe është nisur urgjent në vendngjarje.
Deputeti Olldashi humbi jetën, si pasojë e plagëve të marra. Policia e konfirmoi zyrtarisht humbjen e jetës së ish-ministrit Olldashi ,vetëm rreth mesnatës, ndërsa lajmi u njoftua edhe nga vetë deputetët e PD-së.