Të biesh në peshë duke ngrënë akulloren e preferuar të David Gandy

52

David GandyModeli britanik David Gandy është investuar në botën e reklamave, kryesisht në kompanitë e ëmbëlsirave. Një model joshës, i cili preferon ëmbëlsirat dhe sidomos akulloret. Por, a të dobësojnë akulloret siç edhe parashtron reklama që modeli përfaqëson?

Thuhet, se është e vërtetë, që kjo lloj akullore Wheyhey ( me luleshtrydhe, çokollatë dhe vanilje) të dobëson. Akullorja është pa sheqer, pa gluten dhe ka 66% më pak yndyrë se sa një akullore normale duke lejuar vetëm marrjen e 125 kalorive për 100 ml dhe përmban 22 gr proteina për njësi, e njëjtë me 70 gr të mishit të bardhë të pulës.

Modeli britanik shumë i kërkuar në botën e reklamës, duket se ka krijuar një investim të mirë financiar në botën e ëmbëlsirave.