Forca të RENEA-s sërish në Lazarat

101

reneaAksioni i nisur prej disa ditësh në Lazarat vijon edhe sot. Në mbështetje të Policisë së Gjirokastrës, kanë vajtur edhe forca të RENEA-së, që patrullojnë që prej mesnatës së ditës së djeshme në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë. Gjatë ditës së djeshme policia deklaroi se ka shkatërruar një tjetër impiant në të dalë të Lazaratit.

Gjatë ditës së djeshme policia ndaloi 49 punëtorë që shkojnë në Lazarat për kultivimin dhe kujdesen për rritjen e rrënjëve të kanabisit. Vetëm pak ditë pas rikonfirmimit të Lazaratit si prodhuesin më të madh të bimëve narkotike në Shqipëri, policia e Gjirokastrës ka nisur zbatimin e një plani masash që ka për synim bllokimin e mjeteve ndihmëse për kultivimin e kanabis sativa.

 Pak ditë parë, raporti i monitorimit të vendit nga ajri tregoi se Lazarati është kryeqendra e kultivimit të bimëve narkotike në Shqipëri ,e një prodhim prej 900 kilogramësh në vit me vlerë 4.5 miliard euro.