“Praktika shkresore e prokurimit është titulluar “Blerje ulëse zyre titullari” dhe jo “Blerje ulëse zyre për titullarin”. Pra, nuk është blerë ulësja (karrigia) e Ministrit të Punëve të Brendshme, por është cilësuar lloji i ulëses si i tillë, për ta dalluar nga llojet e tjera të ulëseve (karrige e thjeshtë, stol, etj). Nuk është blerë një ulëse siç raportohet në lajm, por dy të tilla. Vlera e saktë e prokurimit është 1.349.000 Lekë, por për dy ulëse”, thuhet në reagimin e MB-së.
Më tej sqarohet se dy karriget janë, njëra në zyrën e ish-Sekretarit të Përgjithshëm (Isuf Çelaj), ndërsa tjetra në ruajtje, e papërdorur, në magazinën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Për shkelje të kësaj natyre si dhe për të tjera, ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Çelaj, Tahiri i ka kërkuar të largohet nga shërbimi civil pranë Ministrisë së Brendshme, gjë që e përmbushi me dorëheqjen e paraqitur më 11 tetor. Ndaj tij po përgatitet edhe materiali referues në Prokurori me të gjitha shkeljet financiare dhe dëmin ndaj Buxhetit të Shtetit të evidentuar gjatë ushtrimit të detyrës prej tij.