Tahiri, Berishës: Ke harruar Gërdecin

60

tahiriGjatë seancës së sotme, është parashikur  një  interpelancë me kryeministrin për reformën në Policinë e Shtetit.

Deputeti demokrat, Sali Berisha ka sulmuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri duke e akuzuar për shkarkime masive në polici. Berisha e cilësoi Tahirin si një njeri konfliktual dhe të lidhur me krimin.

“Ju sollët formën kolektive të dënimit, si formën më primitive, vutë në krye të Ministrisë së Rendit një njeri konfliktual, objekt ndjekjesh për kontrabandë familjare e evazion. Ti je shndërruar në zëdhënës të bandës së Shullazit. Pse nuk u thua shqiptarëve që të kanë kërcënuar, ji transparent. Me dokrra propagandistike do mbaheni ju, tu thoni shqiptareve se u futën armë në burg ne 23 qershor, turp kush u dëgjon. Ju po instaloni këtu një polici shtet, Së bashku me kreun bëri hakmarrje kolektive, shkarkime dhe pse kishin nga 20 vjet në polici disa e meritonin se nuk kishin rezultate. Tani meqë jemi tek ky, ortaku i Olsit, do them nja 2 fjalë, detyra e ministrit të Brendshëm, ka të bëjë me rendin e qetësinë me luftën kundër kriminalitete e shumë të tjerë. Por Lame ka qenë miku më i ngushtë i Edi Ramës, të tjerë se thonë këtë, por të dalësh ti si zëdhënës i një bande, kjo është kërcënuese për rendin, njërin ta qëruan, shumë keq, viktimë e jotja është ai që u vra. Ore si thua shqiptarëve që të kanë kërcënuar dhe ne jemi kundër cdo kërcënimi, pavarësisht se je ky që je, por mos u rall me rendin e policinë, bashkë me atë kreun tënd”.
Ish kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend kërkoi që çështje të tilla si integrimi të mos diskutohen më në mungesë të kryeministrit.
”Unë kërkoj që të shpallet përjashtim ky rast , të shpallet me votim përjashtim ky rast dhe mos pranohet kurrë që pa praninë e përgjegjësit kryesor të bëhet ky debat.”- deklaroi Berisha.

Ndër të tjera ai u shpreh se në Bruksel ka skeptikë dhe albanofobë që lobojnë kundër Shqipërisë dhe që mund të ndikojnë që vendi ynë të mos e marrë statusin kandidat edhe në dhjetor. “Ç’po ndodh të dashur në rrafshin ndërkombëtar. Shumica janë për pro sepse ne e meritojmë plotësisht statusin.
Shqiptarët meritojnë statusin. Por ama askush nuk mbeti në klase si ne dy herë në rekomandim. Një grup albanofobësh lobojnë nga mëngjesi në darkë kundër shqiptarëve. Dhe unë tregova këtu në Parlament se po gjeja albanofobë në Bruksel. Po ka albanofob në Bruksel. Këta nuk janë në Brukselin zyrtar. Janë individë por jo pa peshë. Këta janë edhe në kancelari të tjera. Për fatin tonë të keq ka një grup skeptik. Nuk lidhet me ne por është tërësor. Dhe ky grup sado i vogël por jo i pa rëndësishëm del me mendimin ta shohim qeverinë se çfarë po bën. Dhe kjo do të thotë të ngelim përsëri në klasë në dhjetor. Ne lobojmë për po dhe kemi bindjen se e meritojmë plotësisht, marrjen e statusit.”- deklaroi Berisha.