Sot ndeshja me Slloveninë, Kombëtarja shqiptare synon vetëm fitoren

44

kombetarja38Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me një sfidë të rëndësishme për rrugën e saj kualifikuese në botërorin e 2014. Ekipi Kuq e zi do të luajë sot ndeshjen e radhës përballë Sllovenisë me synimin e marrjes së tre pikëve.

Trajneri i De Biasi në prag të ndeshjes u ka shkruar një letër nëpërmjet të cilës iu është drejtuar futbollistëve të tij.”Nuk ka rëndësi se sa kohë kemi punuar së bashku, sepse ajo që SOT ka rëndësi, është që duke filluar që tani, NE do të hedhim bazat “për tu bërë të mëdhenj”. Një mënyrë e re e të qenit, ata të cilët askush prej jush nuk e ka njohur më parë. Duke filluar që sot, me MUA do të keni vetëm një mundësi: Të dilni në fushë dhe të bëheni të mëdhenj. Heronj në hapësirën tone, shkruan ndër të tjera De Biazi.

“Mund të bëheni ai grup lojtarësh që deri më sot i kanë quajtur një grup “djemsh të mirë”, ose të filloni të bëheni një GRUP që ka dëshirën të fitoj diçka të rëndësishme. Në fillim do të jeni një GRUP për të mbrojtur vetën TUAJ dhe për të mbrojtur shokët tuaj, një GRUP të cilët çdo kundërshtarë duhet ti ketë frikë,’ ka shkuar trajneri i kombëtares shqiptare.

Ashtu si kombëtarja shqiptare kërkon maksimumin në dy ndeshjet e radhës, edhe kundërshtarët kërkojnë të njëjtën gjë. Sllovenia, e sheh këtë ndeshje si më të rëndësishmen e këtyre eliminatoreve, ku vetëm fitorja do ta fuste në valle për të qenë minimalisht në “play-off” për të shkuar në Botëror.

Sllovenia ndodhet në vendin e pestë në grup, e parafundit, me 6 pikë, por një fitore me Shqipërinë (që ka 10 pikë) dhe duke parë se ndeshja e radhës është me Qipron pas ndeshjes sonë, bën që shpresat për sllovenët të rriten shumë.

“Me shqiptarët do të jetë për ‘jetë e vdekje’. Nëse nuk marrim tre pikë në ndeshjen me Shqipërinë, ne nuk mund të flasim kurrsesi për Botëror. As barazimi nuk na bën punë, pasi shqiptarët ndodhen 4 pikë para nesh. Kanë një skuadër të konsoliduar dhe natyrisht që duan të mos humbin terren, ndaj vijnë për të marrë qoftë një pikë. Por ne nuk do ta tolerojmë një gjë të tillë, duam vetëm tre pikë”, është shprehur më herët kapiteni slloven në mediat e këtij vendi.