Kakavijë, kapen 16 klandestinë sirianë e sudanezë

42

KakavijePolicia kufitare e Kakavijës ka ndërmarrë gjatë orëve të natës dy operacione për kapjen e klandestinëve. Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë këtyre operacioneve janë ndaluar 16 klandestinë nga Sudani dhe Siria të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.

Sipas policisë, në operacionin e parë të zhvilluar në fshatin Glinë u kapën 11 klandestinë, ku mes tyre ndodheshin edhe 3 femra dhe 2 fëmijë nga Siria. Ndërsa operacioni i dytë i zhvillua në fushën e Jergucatit, ku u ndaluan 5 klandestinë të tjerë.

Sipas policisë evidentimi i klandestinëve përmes mjeteve logjistike moderne të dhuruara nga ambasada e SHBA.

Mësohet se klandestinët e ndaluar kanë hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, në tentativë për të kaluar drejt vendeve të perëndimit.

Kohët e fundit janë të shumta rastet e ndalimit të shtetasve të huaj në territorin shqiptar.