Në aksin rrugor Gjirokastër- Subash është bërë edhe bllokimi i automjetit tip “Benz” me targa AA 897 FU, që drejtohej nga 52-vjeçari Agron Shpataraku, lindur dhe banues në Fier. Automjeti së bashku me drejtuesin janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, ku gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit rezultoi se në dyshemenë e tij nga ana e poshtme, ishin bërë dy dhoma të salduara me fletë metalike enkas për transport të lëndëve narkotike. Në fotot ju shikoni pikërisht pamjet e drogës së sekuestruar në kamion. Në dhomën e parë u gjetën 14 pako të mbështjella me letër natriban, ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të presuar e llojit marihuanë, me peshë 2.3 kilogramë secila.
Në dhomën e dytë u gjetën 45 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 1.2 kilogramë secila. Gjithsej, në dyshemenë e automjetit u gjetën 59 pako me peshë totale rreth 90 kilogramë marijuhanë. Policia tha se po vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj vepre penale, si dhe për kapjen e shtetasit që i ka shitur lëndën narkotike shtetasit të