Sadije Berisha, pushime me lekët e qytetarëve shqiptarë

66

970639_144416899096513_1958692870_nPasi ish nusja e djalit të Kryeministrit në ikje, Berisha ka deklaruar në Facebook, se po pushon në rezidencat qeveritare, vjen dhe një reagim nga deputeti socialist Erjon Braçe, i cili denoncon abuzimet e familjes Berisha, me paratë e qytetarëve shqiptare.

Braçe deklaron, se po abuzohet me rezidencat qeveritare dhe me paratë e buxhetit të shtetit duke mbajtur ish gratë e djalit të Berishës.

Po mire, po Nusja e djalit te Kryeministrit, familjarisht por pa djalin e Kryeministrit; Perse duhet te pritet, te mbahet e trajtohet me shpenzimet e buxhetit te shtetit ne nje rezidence qeveritare?!!  Ky eshte abuzim dhe me rezidencat qeveritare eshte abuzuar pa fund, ne shpenzime posacerisht!! Nese ky vend duhet te shiste dicka nga pasuria e tij publike, ajo dhe ato nuk duhet te ishin nafta-ndermarrjet e prodhimit e perpunimit te saj; energjia-hidrocentralet apo ndermarrjet e shperndarjes se energjise!!

Duhet te ishin shitur rezidencat qeveritare! Pushtetaret ne kete vend, duhet te pushojne si gjithkush tjeter, ne hotele, ne Shqiperi apo kudo ne bote!”,- deklaron deputeti Braçe.