Ekzekutohet shqiptari i tretë nga policia greke

63

imagesPas ekzekutimit të Ermir dhe Flamur Lika, një shtetas i tretë shqiptar është ekzekutuar nga forcat policore greke.

Marian Kola, 36 vjeç i arratisur nga burgu i Trikalasë në Greqi, është ekzekutuar pas një dyluftimi me armë me palën greke. Shkëmbimi i zjarrit midis Kolës dhe policisë greke ka ndodhur pranë fshatit Frosini të Sulit. Policia greke ka raportuar se, pranë trupit të Marian Kolës është gjetur një armë tip kallashnikov, një krehër me fishekë, një granatë si edhe ushqime të gatuara, çka tregon sipas policisë greke se persona të tjerë e kane ndihmuar shqiptarin Kola të arratiset.

I arratisuri tjetër, që ndodhej në shoqërinë e Marian Kolës, Ilir Kupa ka arritur t’i shpëtojë sërish policisë.

Policia greke ka raportuar gjithashtu, se vazhdon operacioni për kapjen e të arratisurit Ilirian Kupa. Nga hapja e zjarrit nga shqiptarët e arratisur, ka ngelur i plagosur edhe një polic grek, i cili pasi është dërguar me urgjencë në spital, raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.