

Duke iu referuar masave të shkatërrimit të municioneve, Shqipëria pritet të reduktojë forcat e armatosura në tetë mijë, tha një burim i brendshëm i NATOS, për “Balkan Insight”.
“Njësi të tilla nuk janë më të nevojshme, kështu që ne do të ulim numrin e ushtarëve dhe oficerëve nga 12 mijë, në 8.500”, -thotë një zyrtar.
“Kjo ishte një reformë e ndërmarrë nga qeveria e kaluar, dhe do të vazhdojë edhe nga Ministrja aktuale e Mbrojtjes, Mimi Kodheli”, -shtoi ai.
Vitet e kaluara Shqipëria filloi zbatimin e një programi për të çmontuar stoqet e municioneve të epokës komuniste dhe duket se këtë program do ta çojë përpara Ministra aktuale e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila është dhe femra e parë në këtë post në Shqipëri.