Rama sipërmarrësve italianë: Do t’iu krijojmë kushte të favorshme

43

edi rama 2Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi një takim me sipërmarrësit italianë në Tiranë, ku theksoi vendosmërinë e qeverisë për krijimin e kushteve të favorshme për investimet italiane në Shqipëri. Sipas tij, qeveria po ndërmerr nisma konkrete, në mënyrë që Shqipëria të jetë zgjedhja e parë e investitorëve italianë.

Kryeministri informoi sipërmarrësit italianë se është ngritur një grup deputetësh, që bashkë me ambasadorin italian, shumë shpejt do të bëjnë vizitën e parë në Itali, për të bërë propozime konkrete, në mënyrë që investitorët italianë të vijnë në Shqipëri.

“Kemi krijuar një grup parlamentarësh të cilët kanë detyrimin dhe përgjegjësinë, por së pari kanë dëshirën për të marrë pjesë personalisht në këtë nismë, duke shkuar në Itali, duke folur për Shqipërinë, duke paraqitur mundësi, duke dëgjuar sipërmarrësit italianë që kanë shumë pyetje për të bërë duke marrë shënime qoftë për pyetjet dyshimet. Dhe duke krijuar një urë ndërmjet botës së sipërmarrjes italiane dhe qeverisë e institucioneve italiane”, tha Rama.

“Në këtë vend ne kemi nevojë të madhe për vende të reja pune, të cilat nuk mund të krijohen nga shtetit, por nga sipërmarrja, nga hapja drejt botës së biznesit me nxitje të reja.

Duam të eksplorojmë potencialet e sektorit të manifakturës, edhe duam të përfitojmë nga ajo gjendje jo fort e mirë që ky sektor po përjeton në Itali. Ne mund të ofrojmë kushte të favorshme dhe mund të krijojmë avantazhe për daljen e ndërmarrjeve italiane jashtë Italisë. Duam të shohim ç’mund të bëjmë edhe në fushën e bujqësisë”, tha kryeministri.