Kreu i PS-së tha se nëna e tij ka pasur peshë të rëndë për shkak të akuzave që politika ka bërë për djalin e saj. Rama është shprehur se me PS-në në pushtet ky model i të bërit politikë do të ndryshojë dhe nënat dhe bashkëshortet nuk do të lëndohen.
Rama ka falënderuar nënën e tij, Anetën, duke thënë se ajo është pikë referimi për të. Vetë Aneta, u shpreh se ndihej e emocionuar për fjalët e Ramës në drejtim të saj. Ajo e në emocion e sipër është shprehur: Te dua Edi! Pas kësaj Rama ftoi të fliste edhe bashkëshortja e tij, Linda.
Në këtë takim ishin të ftuar deputetë, kandidatë dhe funksionarë të tjerë të Partisë Socialiste, të cilët shoqëroheshin nga nënat e tyre, bashkëshortja apo bashkëshorti.